Serbët s’ndalen së bëri drama për “Vidovdan”- njëri prej tyre merr armë plastike me vete

Serbët po shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila po kremtohet në Gazimestan në periferi të Prishtinës. Karshi festës serbet po vazhdojnë t’i provokojnë Policinë e Kosovë me gjeste të ndryshme, bluza me mbishkrime nacionaliste si dhe rasti i fundit ai me armë plastike. Një person u pa tek sa hynte për te festa, Policia…

Lajme

28/06/2025 12:56

Serbët po shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila po kremtohet në Gazimestan në periferi të Prishtinës.

Karshi festës serbet po vazhdojnë t’i provokojnë Policinë e Kosovë me gjeste të ndryshme, bluza me mbishkrime nacionaliste si dhe rasti i fundit ai me armë plastike.

Një person u pa tek sa hynte për te festa, Policia e Kosovë e ndaloi dhe pa që ka një armë me vet, Lajmi.net mëson se arma që kishte serbi në duar ishte e plastikës dhe se ky ishte një tjetër provokim për Policinë e Kosovë që po ruajnë rendin dhe qetësinë publike.

 

 

Prezanet sot në Gazimestan është edhe Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti i vcili po përcjellë nga afër çdo zhvillim për këtë manifestim./Lajmi.net/