Serbët sërish dëshirojnë të provokojnë përmes vizitës në Gjakovë
Serbët nuk do të shkojnë në shërbime përkujtimore në varret e Gjakovës. Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i shoqatës së serbëve të Gjakovës, Gjokica Stanojeviq në një konferencë për gazetar të mbajtur në Beograd.

Lajme
Në një takim me përfaqësues të Qeverisë së Serbisë dhe me disa të tjerë të Qeverisë së Serbisë, anëtarëve të kësaj shoqate u është thënë se mund të shkojnë, por për këtë duhet të vendosin individualisht.
Sipas tyre, të njëjtat propozime u janë dhënë edhe nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe nga UNMIK-u.
“Nuk do të lejojmë që çdo festë fetare, të na e kufizojë lirinë”, ka thënë Stanojeviq i cili ka shtuar se në festën e radhës, do të shkojnë në Gjakovë, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, vizita e planifikuar e kësaj shoqate, do të bëhet pas 6 janarit, vizitës e cila u përcoll me protesta të familjarëve të personave të zhdukur.
Menjëherë pas kësaj, deklarata e ish-ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq, i cili i quajti protestuesit si “egërsira”, nxiti shumë reagime dhe protesta të dhunshme, pas të cilave, kryeministri Isa Mustafa u detyrua që ta shkarkojë atë nga pozita e ministrit.(lajmi.net)