Serbët pranojnë vrasjen e vëllezërve Bytyqi
Urdhrin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, qytetarë amerikanë dhe pjesëtarë të UÇK-së e ka dhënë, tashmë ministri i ndjerë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Vllajko Stojilkoviq, thotë prokurori serb Vlladimir Vukçeviq.

Lajme
Vëllezërit Yll, Mehmet dhe Agron Bytyqi, qytetarë amerikanë me prejardhje shqiptare dhe anëtarë të Brigadës Atlantiku të UÇK-së, ishin arrestuar më 26 qershor të vitit 1999, në kufirin administrativ me Serbinë, kur ishin përpjekur të transferojnë serbët nga Prizreni në Serbi.
Megjithatë, në vend të lirimit, ata janë gjetur të vdekur me plumba në kokë në një varrezë masive në Kosovë!
Prokurori për krime lufte i Serbisë, Vlladimir Vukçeviq, thotë se prokuroria serbe pjesërisht ka arritur të depërtojë në të ashtuquajturin “komplotin ballkanik të heshtjes” në mes të pjesëtarëve të MPB-së në lidhje me vrasjen e tre qytetarëve amerikan dhe pjesëtarëve të UÇK-së, por kjo duket se nuk mjafton për aktakuzë kundër kriminelëve dhe drejtorëve.
Urdhrin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, qytetarëve amerikan dhe pjesëtarëve të UÇK-së, e ka dhënë ish ministri i Punëve të Brendshme tashmë i ndjerë, Vllajko Stojilkoviq, ka deklaruar Vukçeviq.
Vukçeviq ka shtuar duke thënë se edhe pse nuk është diçka e zakonshme, si prokuror ka vendosur të dalë publikisht me disa të dhëna të reja, pasi që vëllai i të vrarëve Fatos Bytyqi, ka thënë të pavërteta të shumta dhe ka rrezikuar rastin, transmeton lajmi.net.
Kemi hulumtuar rreth motivit të vrasjes dhe ka pasur indikacione të ndryshme, por asnjëra nga këto gjëra nuk është konfirmuar, tha prokurori, duke pranuar se rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyqi është ende në fazën e para hetimit.
I ftuar në lajmet qendrore të televizionit RTS, ka shpjeguar se ekzistojnë dëshmi që urdhrin për ekzekutim e ka dhënë Vllajko Stojilkoviq, përmes gjeneralit të policisë Vllastimir Gjorgjeviqit dhe Goran Radosavleviq Guri.
Vukçeviq tha se të gjitha vlerësimet në lidhje me vrasjen e vëllezërve Bytyqi janë kryer nga FBI.
Vëllezërve Bytyqi, janë vrarë gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999. Pas arrestimit dhe vuajtjes së dënimit për kalim ilegal të kufirit, ata janë transferuar nga burgu i Prokuples në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme në fshatin Petrovo Sello ku edhe janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në vitin 2001, së bashku me 67 kufoma tjera të burrave dhe 7 të grave nga Kosova.
Njerëzit kur dëgjojnë emër shqiptar thonë, i kanë vrarë disa shqiptarë të cilët kanë ardhur të shpëtojnë serbin i cili i ka lutur ata ta tërheqin në territorin e Serbisë qendrore. Ne i burgosëm për 14 ditë pse nuk kanë pasur viza dhe në vend që ti lirojmë, i kemi dërguar në një vend për ti vrarë. Që të tre ka qenë qytetarë amerikan. Ky është problem i yni, ka deklaruar kryeministri Aleksander Vuçiq.