Serbët nga Kosova nisen në këmbë për në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Më shumë se 150 serbë nga Kosova sot në mëngjes janë nisur në këmbë për në Beograd, për të marrë pjesë në mbledhjen e së shtunës, më 12 prill, me rastin e themelimit të Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e paralajmëron për fundjavën në vijim. Portali Kosova Online…

Lajme

06/04/2025 14:31

Më shumë se 150 serbë nga Kosova sot në mëngjes janë nisur në këmbë për në Beograd, për të marrë pjesë në mbledhjen e së shtunës, më 12 prill, me rastin e themelimit të Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e paralajmëron për fundjavën në vijim.

Portali Kosova Online raporton se serbët nga Graçanica dhe qytetet përreth të Kosovës, u nisën në një kolonë në një udhëtim prej 250 kilometrash.

“Moti i keq, shiu dhe bora nuk do të na pengojnë të arrijmë qëllimin tonë dhe të arrijmë të gjallë dhe të mirë në tubimin e madh që mbahet të shtunën. Ne nga Kosova do ta mbrojmë Kosovën tonë edhe në Beograd sepse vendi ynë është i sulmuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda”, tha Ivan Cvetkoviq.

Vuçiq më herët ftoi nga TikToku qytetarët në një tubim më 12 prill, duke thënë se “tash e disa muaj po organizohet përpjekja për të përmbysur Serbinë” nga jashtë dhe nga brenda dhe se, siç tha ai, “duhet ta kthejmë shtetin e vjedhur”.

“Ju vendosni se në çfarë lloj vendi dëshironi të jetoni. Ju pyesni veten. Dhe po, nesër mund të jetë tepër vonë. Serbia do të fitojë! Shihemi në Beograd më 12 prill në orën 19:00”, tha Vuçiç në një postim në TikTok.

Presidenti i Serbisë paraprakisht njoftoi se në takimin në Beograd do të prezantohet lëvizja për popullin dhe vendin, të cilën e ka iniciuar.