Serbët fillojnë me ankesa, Lukic pretendon se u godit në kokë

Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026. Gjatë minutës së 10-të, pati një ndërprerje të vogël, gjatë një këndoreje të Serbisë. Mesfushori serb, Sasa Lukic ankohej se ishte goditur në kokë. Kjo çoi që gjyqtari i ndeshjes italiani Massa t’i kërkojë Berat Gjimshitit të këshillojë tifozët shqiptarë në…

Sport

07/06/2025 21:11

Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026.

Gjatë minutës së 10-të, pati një ndërprerje të vogël, gjatë një këndoreje të Serbisë.

Mesfushori serb, Sasa Lukic ankohej se ishte goditur në kokë.

Kjo çoi që gjyqtari i ndeshjes italiani Massa t’i kërkojë Berat Gjimshitit të këshillojë tifozët shqiptarë në tribuna.

Rezultati momental i ndeshjes është 0-0, pas më shumë se 15 minutave lojë në “Air Albania”.