Serbët e veriut paralajmërojnë vizitën e kryeministrit të Serbisë në Kosovë (Video)
Ditën kur në Serbi e ka filluar vizitën dyditore kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në veri të Mitrovicës, Zveçan e Leposaviq janë vendosur bilbordë që paralajmërojnë ardhjen e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovës.
Lajme
Në këta bilbordë me fotografi të Vuçiqit, shkruhet “Mirë se vjen kryeministër i Qeverisë së Serbisë” dhe njoftimi se vizita në Kosovë do të bëhet në muajin dhjetor.
Vizita e Ramës në Serbi ishte planifikuar të realizohet në muajin tetor, por ajo u shty pas asaj që ngjau në Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre pas incidenteve që shkaktuan tifozët serbë, duke shfaqur urrejtjen dhe racizmin ndaj shqiptarëve edhe në fushë futbolli.