Serbët e akuzuar për sulmin në Ibër Lepenc, dalin para Gjykatës

Serbët e akuzuar për sulmin në Ibër Lepenc, janë sjellur në sallën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet të nis seanca. Të akuzuarit që kanë dal sot para drejtësisë, janë Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq, shkruan lajmi.net. Jovan Viqentijeviq, akuzohet për spiunazh, si dhe vëllai i tij Dragisha Viqentijeviq, të cilët përballen…

Lajme

16/02/2026 09:52

Serbët e akuzuar për sulmin në Ibër Lepenc, janë sjellur në sallën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet të nis seanca.

Të akuzuarit që kanë dal sot para drejtësisë, janë Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq, shkruan lajmi.net.

Jovan Viqentijeviq, akuzohet për spiunazh, si dhe vëllai i tij Dragisha Viqentijeviq, të cilët përballen edhe me akuza për rrezikim të rendit kushtetues dhe mbajtje armësh pa leje. I treti, Igor Dimoviç, akuzohet për përfshirje në sulmin terrorist të ndodhur më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Aktakuza ishte ngritur më 9 dhjetor 2025 dhe bazohet edhe në ekspertizën e Byrosë Federale Amerikane të Hetimit (FBI), e cila ka ofruar prova që i lidhin të akuzuarit me sulmin terrorist.

Ky konsiderohet sulmi i dytë terrorist në Kosovë, pas atij në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023. Për rastin e Banjskës, tre persona janë duke u gjykuar, ndërsa disa të tjerë, përfshirë kreun e grupit Milan Radoiçiq, vazhdojnë të jenë në arrati.