Sensi pëson një tjetër lëndim

Mesfushori i Inter, Stefano Sensi, ka pësuar një tjetër lëndim.

Sport

14/02/2020 18:43

Pak kohë pasi është kthyer nga një lëndim i rëndë, Sensi do të duhet të largohet përsëri nga fushat e blerta.

24 vjeçari ka pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Napoli, në kuadër të Kupës së Italisë, transmeton lajmi.net.

Sensi ka pasur telashe me gjendjen fizike gjatë gjithë sezonit, duke startuar vetëm 12 herë këtë sezon me ‘Nerazzurri’.

Nuk dihet akoma se sa Sensi do të mungojë pas këtij dëmtimi të radhës. /Lajmi.net/