Senegali rikonfirmon mbështetjen për Kosovën – Presidenti Faye uron Presidenten Osmani për Pavarësinë!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti Faye ka përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar vendit…

Lajme

18/02/2026 12:33

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Faye ka përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar vendit prosperitet, paqe dhe zhvillim të mëtejmë.

Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Senegalit për thellimin e marrëdhënieve miqësore dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy shteteve, në fusha me interes të përbashkët.

Ky mesazh rikonfirmon raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Senegalit, si dhe vullnetin për avancimin e bashkëpunimit në të ardhmen. /Lajmi.net/