Sëmundjet që shkakton mungesa e Vitaminës A të fëmijët
Fëmijët, më saktësisht personat e moshës 5-12 vjeçare, mund të ballafaqohen me disa lloje të sëmundjeve, nëse ata nuk marrin mjaftueshëm Vitaminën A, e cila është tejet e rëndësishme në disa metabolizme.

Lifestyle
Fëmijët të cilët nuk marrin mjaftueshëm Vitaminë A, kanë gjasa të mëdha të kenë sëmundje gastrointestinale dhe probleme me frymëmarrje.
Për më shumë, hulumtuesit në Universitetin e Michiganit të shëndetit publik, kanë bërë një zbulim të ri ku kanë konstatuar se fëmijët me mungesë të Vitaminës A në gjakun e tyre, gjithashtu ballafaqohen më shpesh edhe me sëmundje të diarresë, si dhe kanë të vjella, dhimbje koke e ethe.
Ushqimet të pasura me Vitaminën A janë: karrota, kungulli, pjepëri, peshku ton, frutat tropikale (Mango) etj.