Sëmundjet që shërohen nga konsumimi i mjaltit dhe hudhrës

Nuk ka dyshim se hudhra është një ndër perimet që ofron më shumë përfitime për trupin tonë.

Lifestyle

22/12/2016 13:50

Ajo është më shumë se thjesht një erëz, ajo është një ilaç.

Në fakt hudhra është përdorur që në lashtësi si një ilaç i mrekullueshëm që kuron një numër të lartë sëmundjesh.

Mënyra më e mirë për t’i marrë të gjitha vlerat ushqyese nga hudhra është ta konsumoni atë të pagatuar.

Konsumimi i hudhrës ul tensionin e lartë dhe kolesterolin, parandalon sëmundjet koronare të zemrës dhe ataket kardiake, parandalon zhvillimin e arteriosklerozës, lufton ftohjen, gripin, temperaturën e lartë, infeksionet  dhe forcon imunitetin.

Hudhra mund të kombinohet edhe me qepë dhe xhenxhefil dhe shërben si një largues toksinash pas kimioterapisë. Është shumë i dobishëm edhe për forcimin e sistemit imunitar.

Për ta konsumuar hudhrën, këshillohet ta qëroni dhe shtypni dhe lëreni ashtu për 15 minuta para se ta konsumoni. Në këtë mënyrë alicini, përbërësi më aktiv i hudhrës, është më i shëndetshëm. Është gjithashtu e rëndësishme të dihet se hudhra jep më shumë përfitime nëse konsumohet me stomakun bosh, pasi një stomak i mbushur e ka më të vështirë të përthithë elementët ushqyes të saj.

Përgatitja

Shtypni 2-3 thelpinj hudhër dhe përziejini me një lugë mjaltë. Për të pasur sa më shumë përfitime nga kjo përbërje, është mirë që ajo të konsumohet rregullisht çdo ditë.