Sëmundja e malaries në rritje, ilaçet për të trajtuar këtë sëmundje kanë skaduar

Aktualisht, rastet e rënda të kësaj sëmundje janë duke u trajtuar me “IV- quinidine gluconate”.

Lifestyle

20/08/2019 17:18

Rastet e sëmundjes së malaries janë duke u rritur, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë gati që të përballen me këtë sëmundje, për shkak se ilaçet që kanë mbetur për të trajtuar këtë sëmundje kanë skaduar, një ekspert ka paralajmëruar.

Sidoqoftë, furnizimi i mbetur i këtyre barnave kanë skaduar në fillim të këtij viti, kjo sipas DR. Mark Travassos, profesor në Universitetin e mjekësisë në Maryland, raporton “Daily Mai;”, transmeton lajmi.net.

Malaria është një sëmundje që shkaktohet nga një parazit që transmetohet nga kafshimi një mushkonje tek njerëzit. Simptomat janë të ngjashme me gripin që përfshijnë ethe, të dridhura, dhembje koke, lodhje, vjellje etj.

Në vitin 1951, malaria u konsideruar e zhdukur në SHBA, por janë ende po thuajse 1500 raste që diagnositfikohen me këtë sëmundje për çdo vit.

Me ngritjen e temperaturave, edhe numri i mushkonjave në mbarë botën është duke u rritur, dhe këto insekte mbajnë sëmundje të ndryshme vdekjeprurëse. Nga 1500 raste, po thuajse 6% kanë qenë më serioze dhe kanë pasur nevojë për ilaçin IV.

Kanë qenë 219 milionë raste mbarë botën në vitin 2017 dhe 216 milionë në vitin 2016. Në vitin 2017, 435.00 njerëz kanë vdekur nga malaria në gjithë botën.

Dhe sipas ekspertëve dhe shkencëtarëve, rastet me këtë sëmundje janë duke u rritur ngadalë në 40 vitet e fundit. /Lajmi.net/