Semedo te City, Cancelo te Barca

Barcelona dhe Manchester City po përgatiten të shkëmbejnë lojtarë në afatin kalimtar të verës.

Sport

23/05/2020 11:14

MundoDeportivo raporton se mbrojtësi Joao Cancelo do t’i bashkohet Barcelonës në një marrëveshje shkëmbimi, me Nelson Semedon që do të shkojë në anën tjetër, përcjell lajmi.net.

Është Pep Guardiola që po kërkon këtë ndryshim të lojtarëve, duke qenë një admirues i madh i Semedos.

Në anën tjetër, tekniku spanjoll nuk është bindur nga Cancelo, i cili do të pranonte një rikthim në La Liga, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Valencias.

Është fakt interesantë që të dy lojtarët janë portugezë, dhe konkurrent të njëri tjetrit te Kombëtarja e Portugalisë në krahun e djathtë./Lajmi.net/