Selmanaj: “Unë votoj, ti voton- Dejona vendos”

Deputeti i kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar pas raportimeve të mbrëmshme dhe publikimeve të mesazheve se koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dejona Mihali kishte lidhje edhe me rrymën në Kosovë. Selmanaj përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë arsyeja se përse opozita…

Lajme

15/10/2024 11:30

Deputeti i kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka reaguar pas raportimeve të mbrëmshme dhe publikimeve të mesazheve se koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dejona Mihali kishte lidhje edhe me rrymën në Kosovë.

Selmanaj përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë arsyeja se përse opozita po merret me Dejona Mihali ka të bëjë pasi është një person pa asnjë votë dhe asnjë pozicion politik.

Sipas tij edhe ministrat e qeverisë aktuale e kanë pranuar se bashkëpunojnë e konsultohen me të.

“Shumë njerëz me të drejtë pyesin: pse opozita merret me Dejona Mihalin, një person pa asnjë votë dhe pa asnjë pozicion publik? Pikërisht për këtë arsye. Ne duam të tregojmë se si Lëvizja Vetëvendosje funksionon si një sekt i mbyllur, si një grup parapolitik, ku ministrat i raportojnë Dejones (madje ata vetë e kanë pranuar se “konsultohen” me të), dhe deputetët lexojnë fjalimet që ajo u shkruan”, ka shkruar Selmanaj.

Tutje deputeti i LDK-së ka shtuar duke thënë se tashmë është konfirmuar se edhe ish-drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi i ka raportuar Mihalit.

Ndërkaq sipas tij nuk ka rëndësi se çfarë se përqindje do të marrë LVV-ja pasi përsëri vendimet do t’i marrë Dejona Mihali.

“Ajo vendos kur të ndalet rryma dhe asnjë komunikatë e KEK nuk publikohet pa miratimin e saj. Prandaj, tash gjatë fushatës kur të vijnë deputetët e VV-së me kërku votë për zgjedhjet e 9 Shkurtit me premtimin se do ta bëjmë këtë e do ta bëjmë atë. Ju lutem kërkoni që të vijë Dejona e të jap premtime, sepse veç ajo merr vendime. Si 3%, si 30% si 300%, hiç ska lidhje sa deputet e çfarë % Vetëvendosja do ti ketë, prapë Dejonen duhet me e vetë (pyet)”. shkroi Selmanaj. /Lajmi.net/