Selmanaj-qytetarëve: Padisni KEDS-in dhe qeverinë Kurti nëse u prishen pajisjet shtëpiake

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar për krizën energjetike në Kosovë, ku siç thotë ai disa qytete e fshatra nuk kanë rrymë deri 48 orë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj u bëri thirrje qytetarëve që ta padisin KEDS-in dhe Qeverinë Kurti, në rast se u prishen pajisjet shtëpiake si…

Lajme

02/01/2025 14:31

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar për krizën energjetike në Kosovë, ku siç thotë ai disa qytete e fshatra nuk kanë rrymë deri 48 orë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj u bëri thirrje qytetarëve që ta padisin KEDS-in dhe Qeverinë Kurti, në rast se u prishen pajisjet shtëpiake si shkak i mungesës së rrymës.

“Padin duhet ta bëjnë vetë qytetarët, sepse Albin Kurti nuk i mbronë ata. Ai tashmë ka hyrë në raporte dhe marrëdhënie të afërta me ata që udhëheqin me KEDS-in!”, ka shkruar mes tjerash Selmanaj.