Selmanaj: Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jo kompetent dhe të padijshëm, me shumë gjasë edhe vet është i tillë

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka shkruar rreth qeverisjes së Kosovës për gjatë këtyre katër viteve. Ai e ka cilësuar këtë të fundit si Qeveri pa ekip profesional, pa përvojë dhe pa strategji për implementim për të dhënë rezultate. Megjithatë, ai ka thënë që ka mjaftueshëm para, por nuk ka…

Lajme

17/07/2024 14:54

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka shkruar rreth qeverisjes së Kosovës për gjatë këtyre katër viteve.

Ai e ka cilësuar këtë të fundit si Qeveri pa ekip profesional, pa përvojë dhe pa strategji për implementim për të dhënë rezultate.

Megjithatë, ai ka thënë që ka mjaftueshëm para, por nuk ka përmirësime në fushat si Arsimi, Shëndetësia, Ekonomia, Diplomacia, Infrastruktura.

“Për fat të keq të Kosovës, tri të parat nuk i ka kjo qeveri sepse Kryeministri Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jo kompetent dhe të padijshëm. Kur njeriu e rrethon vetën me njerëz të tillë, me shumë gjasë edhe vet është i tillë“, ka shkruar Selmanaj.

“Kjo padituni ka pasoja të mëdha dhe do ti kushtojë shumë Kosovës”, ka përfunduar ai.