Selmanaj: Ka ushtarë që pas orarit punojnë taksistë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka ngritur shqetësimin se ushtarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Sipas tij, të njëjtit po detyrohen të punojnë pas orarit si taksi e kamarierë. Kështu u shpreh ai në seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. “Ka…

Lajme

14/10/2024 15:11

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka ngritur shqetësimin se ushtarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Sipas tij, të njëjtit po detyrohen të punojnë pas orarit si taksi e kamarierë.

Kështu u shpreh ai në seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ka kohë që unë i shoh rrugëve të Kosovës, ushtarët tanë me auto stop duke pritur me i marrë dikush. Unë ka kohë që po shoh edhe po bisedojë, ka ushtarë të FSK-së që pas orarit të punës punojnë taksistë. Ka ushtarë të ushtrisë tonë që pas punës punojnë kamariera. Ky është problem serioz. A deri këtu kemi mbërrit ne me dinjitetin e ushtarit tonë sa që ta detyrojmë atë të punojë edhe pas orarit dhe ne te krekosemi të themi kemi ushtri profesionale. Jo, jo, kjo nuk është ushtria profesionale”, deklaroi Selmanaj.

Seanca e jashtëzakonshme për çështjen e ushqimit në FSK është ftuar me kërkesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.