Selmanaj i reagon Gërvallës: Marre Donikë, je vajzë e njeriut të madh, por je shumë e vogël për të vlerësuar Ramushin
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës dhe Nismës, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla ndaj kreut të AAK-së, ish gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Rasim Selmanaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të Donika Gërvalles, duke i cilësuar si të papranueshme dhe fyese. Përmes…
Lajme
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës dhe Nismës, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla ndaj kreut të AAK-së, ish gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.
Rasim Selmanaj ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të Donika Gërvalles, duke i cilësuar si të papranueshme dhe fyese.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Selmanaj shprehet se ndjen keqardhje për nivelin e ulët të deklaratave të saj, duke e krahasuar këtë me trashëgiminë e saj familjare si vajza e heroit Jusuf Gërvalla.
Ai e sfidon publikisht Donikën, duke theksuar se gjatë viteve të luftës ai vetë ka qenë pranë familjes Gërvalla dhe Nënës Ajshe, ndërsa pyet se ku ishte ajo në ato vite.
“Gjeneralët i lind lufta. Heronjtë të gjallë e të vdekur bëjnë veprat në shërbim të atdheut”, duke thënë se me deklaratat e saj, Donika po mohon edhe lavdin e babait të saj.
Semanaj lavdëron figurat e Ramush dhe Daut Haradinaj, duke i cilësuar si heronj të rrallë në historinë e shqiptarëve dhe i kërkon Donikës të mos i gjykojë ata.
“Ti je vajzë e njeriut të madh, por je shumë e vogël për të vlerësuar Ramushin e Dautin”, shkroi ai.
Postimi i plotë: