Selimi: Roja e paraburgimit, që shtirej si miqësor, u pranua si prokuror kundër krerëve të UÇK-së
Petrit Selimi ka reaguar pas një artikulli të gazetës Nacionale, lidhur me refuzimin e Avokatit të Popullit për të komentuar për gardianin që u bë prokuror. Selimi ka thënë se ai prokuror që dikur ishte roje burgu e shtirej si miqësor, kaloi në anën e Prokurorisë. “Një sjellje mjaft tronditëse dhe e pabesueshme nga Dhomat…

Lajme
Petrit Selimi ka reaguar pas një artikulli të gazetës Nacionale, lidhur me refuzimin e Avokatit të Popullit për të komentuar për gardianin që u bë prokuror.
Selimi ka thënë se ai prokuror që dikur ishte roje burgu e shtirej si miqësor, kaloi në anën e Prokurorisë.
“Një sjellje mjaft tronditëse dhe e pabesueshme nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Një nga rojet e burgut të paraburgimit, i cili kaloi vite me të burgosurit, u shtir sikur ishte miqësor, tani i pranuar si prokuror kundër të akuzuarve. Avokati i Popullit i gjykatës refuzoi të jepte mendimin e tij”, ka shkruar Selimi.