Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh, Prokuroria Speciale: Hap i rëndësishëm në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Hysni Selimit, i akuzuar për veprën penale të spiunazhit. Prokuroria deklaroi se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj Hysni Selimit, i akuzuar për veprën penale të spiunazhit.
Prokuroria deklaroi se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndjekjen e rasteve që cenojnë rendin kushtetues dhe interesat e Republikës së Kosovës, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe standardet më të larta profesionale.”
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Selimit, duke e dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh.
Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska dhe anëtarët Medie Bytyqi dhe Kushtrim Shyti.
Selimi, i cili më parë ka qenë i dënuar edhe për pjesëmarrje në ISIS, u dënua me 6 vjet burgim për spiunazh, i cili dënim ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi./Lajmi.net/