Selimi akuzon VV-në: E bllokoi marrëveshjen për anëtarësim në Bordin e Paqes

Ish-zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, thotë se një javë pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani, VV hodhi poshtë kërkesën e saj për të ratifikuar marrëveshjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes. Ai deklaron se opozita ishte pro ratifikimit, po një gjë e tillë ngeci në parlament pas kundërshtimeve të VV-së. Postimi i tij…

Lajme

15/04/2026 19:11

Ish-zv.ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, thotë se një javë pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani, VV hodhi poshtë kërkesën e saj për të ratifikuar marrëveshjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes.

Ai deklaron se opozita ishte pro ratifikimit, po një gjë e tillë ngeci në parlament pas kundërshtimeve të VV-së.

Postimi i tij plotë:

Vetëm një javë pasi mbaroi mandati i ish-Presidentes Osmani, regjimi në pushtet në Kosovë e hodhi poshtë kërkesën e paraqitur prej saj për të ratifikuar marrëveshjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes. Partitë opozitare ishin pro, por ratifikimi ngeci në parlament pas kundërshtimeve të VV-së.