Selimi: Thaçi ka pritur të eskalojë situata, si dhe të ketë flamuj të ISIS-it

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në emisionin “Info-Box” të TV Dukagjinit ka folur për protestën e 9 janarit të mbajtur nga opozita, duke thënë se zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka pritur që të eskalojë situata dhe në protestë të jetë edhe flamuri i ISIS-it.

Lajme

09/02/2016 14:36

Ai tha se fotografia kryesore e 9 janarit ishte masiviteti, që prezanton qartë afrimin e qytetarisë aktive rreth kauzës së opozitës.

Selimi potencoi se revolta s’ka qenë në skenar të organizatorëve dhe sipas tij protesta ka përfunduar në momentin kur është deklaruar e mbyllur.

Ai tha se gjithmonë në protesta ka njerëz të shërbimeve të ndryshme dhe se Thaçi ka pritur të eskalojë situata, si dhe të ketë flamuj të ISIS-it në protesta.