Selektori i Armenisë: Shqipëria luajti me dy futbollistë më shumë

Trajneri i Armenisë, Bernard Challandes, ka mbetur i fascionuar nga tifozëra e Shqipërisë, duke thënë se Kombëtarja jonë luajti me dy lojtarë më shumë në fushë e jo me një.

Sport

30/03/2015 14:56

Armenia mbeti pa një lojtarë në fushë në pjesën e dytë, mirëpo Challandes mendon se skuadra e tij luajti me dy lojtarë më pak në takimin e djeshëm.

Ne mbetëm me 10 lojtarë, ndërsa Shqipëria i kishte 12. Përveç 11 lojtarëve shqiptarë në fushë, tifozët ishin vërtetë të zjarrtë dhe krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në atë stadium”, ka deklaruar Bernard Challandes pas takimit.

Siç e dimë të gjithë, Shqipëria arriti ta fitojë takimin me rezultat 2-1, duke vazhduar kështu rrugën për një kualifikim në Euro 2016.