Seldi Qalliu po shoqërohet me vajzën e këngëtarit të njohur
Seldi Qalliu po shijon në maksimum jetën, tashmë ‘single’.

ShowBiz
Ka javë që Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra i kanë dhënë fund lidhjes, pasi sipas tyre kështu ka qenë e shkruar dhe po ndihen të lumtur vetëm, shkruan lajmi.net.
Pra si njëri ashtu edhe tjetri e kanë kaluar ndarjen me sportivitet dhe po arrijnë suksese me muzikë.
Seldi aktualisht është duke marrë pjesë edhe në spektaklin ‘Dance With Me’ dhe aty po i bie të shoqërohet me partneren Rashel Kolaneci.
Javë më parë ai u përfol në media për shoqërimin me vajzën e këngëtarit shqiptar, Sabian Medinit.
Mirëpo mediat e kanë marrë së fundmi edhe një video të cilën e ka publikuar Keisi dhe në të shihet edhe Seldi.
Sipas të njëjtit medium dyshja janë shoqëruar bashkë në një mbrëmje të organizuar në Shqipëri.
Se çfarë fshihet pas gjithë kësaj mbetet të shihet, ani pse ata mund të jenë edhe miq shumë të mirë./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bq8OK3TlJkX/