Sela dëshiron ta rrëzojë Thaçin

Ziadin Sela ka nisur projektin e tij për reformim të PDSH-së, e që për qëllim ka rrëzimin e kryetarit aktual Menduh Thaçit.  

Lajme

11/09/2014 13:45

Kryetari aktual i Komunës së Strugës, Zijadin Sela në iniciativën e tij për reforma në Partisë Demokratike Shqiptare, po merr çdo ditë e më shumë përkrahje në terren.

Pasi publikisht u prononcuan shumë degë partiake të PDSH-së se janë për reforma në këtë parti, Sela anëtar i kësaj partie, ka marrë mbështetjen edhe të ish-kolegëve dhe miqve të tij të mjekësisë.

Në këtë foto duket mjeku i njohur nga Gostivari, Arben Taravari, i cili vazhdimisht po e shqyrton Selën në takime me qytetarë e intelektualë të ndryshëm, si dhe me anëtarë të PDSH-së, të cilët pritet që në Kongresin e partisë t’i thonë lamtumirë Menduh Thaçit nga kreu i PDSH-së.

Në të ardhmen pritet që edhe shumë mjekë t’i bashkohen Selës, por publikimi i emrave tyre do të ndodhë gjatë ditëve në vijim. /zhurnal.mk/