Sekuestrohet revole në Janjevë, intervistohen të dyshuarit
Në mesditen e kësaj të marte Policia e Kosovës ka kryer një operacion bastisjeje në dy lokacione të ndryshme në fshatin Janjevë – komuna e Lipjanit.

Lajme
Bastisjet kanë ardhur si rezultat i informacioneve që policia ka marrë në rrugë operative, për posedim të paautorizuar të armës, njofton Klan Kosova.
Në njërin nga lokacionet e bastisura policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroi një revole të tipit Bereta, kalibri 7.65 mm, si dhe tre copë fishekë, të të njëjtit kalibër.
Policia ka intervistuar personat e dyshuar, dëshmitarët si dhe ka iniciuar një hetim lidhur me rastin.
Ndërkohë që në konsultim me prokurorin e shtetit po bashkërendon veprimet e mëtejme