Sekuestrohet në Pejë një BMW X6 i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet gjermane – Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se bashkë me Policinë, kanë përfunduar me sukses operacionin për sekuestrimin e automjetit të markës “BMW X6”, për të cilin autoritetet kompetente gjermane kishin lëshuar kërkesë për kërkim ndërkombëtar. Sipas Prokurorisë, operacioni është zhvilluar pas pranimit të informatave nga autoritetet kompetente gjermane, përmes zyrës së ILECU-së, se automjeti ishte…

Lajme

17/08/2026 13:44

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se bashkë me Policinë, kanë përfunduar me sukses operacionin për sekuestrimin e automjetit të markës “BMW X6”, për të cilin autoritetet kompetente gjermane kishin lëshuar kërkesë për kërkim ndërkombëtar.

Sipas Prokurorisë, operacioni është zhvilluar pas pranimit të informatave nga autoritetet kompetente gjermane, përmes zyrës së ILECU-së, se automjeti ishte në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të procedurës penale të iniciuar ndaj shtetasit kosovar Sh.Q. në Republikën Federale të Gjermanisë, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

“Më datë 07.08.2026, pas lokalizimit të automjetit, është realizuar sekuestrimi i tij, ndërsa Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalimin e përkohshëm të automjetit. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, më datë 14.08.2026, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për kthimin e automjetit te pronari i tij, shtetasi gjerman R.D. Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, me qëllim të trajtimit efikas të rasteve penale dhe zbatimit të ligjit”, ka njoftuar Prokuroria në Pejë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: