Sekuestrohen tri armë në Mitrovicë, ndalohet për 48 orë një person

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se dje në mbrëmje kanë pranuar informatë për shtëna me armë zjarri. Ata kanë identifikuar vendin ku ishin dëgjuar të shtënat, që ishte një aheng familjar, ku është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 44 fishekë. “Ndaj  të dyshuarit është iniciuar rast për…

Lajme

15/10/2025 08:31

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se dje në mbrëmje kanë pranuar informatë për shtëna me armë zjarri.

Ata kanë identifikuar vendin ku ishin dëgjuar të shtënat, që ishte një aheng familjar, ku është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe 44 fishekë.

“Ndaj  të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi ose kontroll i paautorizuar i armëve dhe “Përdorim i armës”, ndërsa me aktvendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë: