Sekuestrohen rreth 375 boksa cigare pa banderola në Aeroportin e Prishtinës, ndalohen dy shtetas të huaj
Më 14 dhe 16 korrik të këtij viti, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar tentimet për kontrabandë me cigare në ANP “Adem Jashari”. Në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe…

Lajme
Më 14 dhe 16 korrik të këtij viti, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë parandaluar tentimet për kontrabandë me cigare në ANP “Adem Jashari”.
Në dy raste të ndara, janë ndaluar dy shtetas të huaj në tentativë për t’i larguar nga Kosova rreth 375 boksa cigare të llojeve të ndryshme, të padeklaruara dhe pa banderola.
Pasagjerët kishin fshehur cigaret në valixhe dhe i kishin dorëzuar në check-in për fluturim drejt Londrës.
Sasitë e sekuestruara përfshijnë Malboro të kaltër, të bardhë, të kuqe, si dhe marka tjera të njohura.
Në të dy rastet, mallrat janë zbuluar në bashkëpunim edhe me Njësitin e Informacionit të Pasagjereve (PIU).
Të gjitha produktet janë sekuestruar dhe rastet janë proceduar për hetim të mëtejshëm nga Dogana e Kosovës.
Policia dhe Dogana e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ligjshmërisë në vend.