Sekuestrohen një armë e gjatë dhe një pistoletë në Duzhnje të Gjakovës, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë angazhimit për parandalimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në Duzhnje të Gjakovës kanë hasur në dy persona të meshkuj. Gjatë verifikimit dhe kontrollit të tyre, është konstatuar se ata posedonin dy armë pa leje. Gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar një armë…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë angazhimit për parandalimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në Duzhnje të Gjakovës kanë hasur në dy persona të meshkuj.
Gjatë verifikimit dhe kontrollit të tyre, është konstatuar se ata posedonin dy armë pa leje.
Gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë e llojit AK-47, një pistoletë SIG Sauer, 44 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“Personat e dyshuar janë intervistuar në Stacionin Policor në Gjakovë dhe në konsultim me prokurorin e shtetit është inicuar rast “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: