Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në Fushë Kosovë, arrestohen dy të dyshuar
Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale. Sipas Policisë, sot rreth orës 01:00, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës janë…

Lajme
Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Sipas Policisë, sot rreth orës 01:00, nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë, si dhe është shoqëruar për në gjykatë një person i cili kishte urdhëresë nga gjykata.
“Personat e dyshuar janë ndaluar për verifikim, derisa policia po kryente kontrolle rutinë në rrugën “Aziz Abrashi” në Fushë Kosovë. Ndaj personave të dyshuar: J.G, mashkull 29 vjeç dhe F.G, mashkull 27 vjeç , me vendim të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve, ndërsa personi”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sipas policisë personi M.K, mashkull, 46 vjeç është shoqëruar për në Gjykatën themelore pasi që i njëjti kishte urdhëresë aktive për veprën e njëjtë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.