Sekuestrohen armë dhe municion në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, Policia jep detaje
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje gjatë veprimeve të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka marrë informacion për praninë e mjeteve të dyshuara ilegale në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac, komunë e Leposaviqit. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë relevante policore kanë kryer kontrollin në lokacion, ku janë gjetur dhe sekuestruar:…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje gjatë veprimeve të rregullta policore në rajonin e Veriut, ka marrë informacion për praninë e mjeteve të dyshuara ilegale në një shtëpi të pabanuar në fshatin Petkovac, komunë e Leposaviqit.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë relevante policore kanë kryer kontrollin në lokacion, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
-
60 fishekë,
-
3 karikatorë,
-
1 kuti metali,
-
1 helmetë ushtarake,
-
1 xhaketë me emblemë të Serbisë,
-
1 fotroll për shishe uji (ushtarake),
-
1 fotroll ushtarake për thikë,
-
1 pjesë anti-plumbi (stiropor),
-
1 çantë ushtarake.
Të gjitha veprimet policore janë kryer në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, e cila ka udhëzuar inicimin e rastit me bazë “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Një person është identifikuar si i dyshuari dhe aktualisht është në interes të policisë që ai të intervistohet.
Ndërkaq Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të gjithë që çdo informacion që mund të ndihmojë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë në numrin 192. /Lajmi.net/