Sekuestrohen 44 pako cigare pa banderola në garazh të një shtëpie në Prishtinë, vlera e tyre rreth 15 mijë euro

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative, kanë realizuar një kontroll në garazhin e një shtëpie në Prishtinë. Gjatë kontrollit, Dogana ka gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola që dyshohet të jenë kontrabanduar në territorin e Kosovës. Vlera e përgjithshme e këtyre cigareve vlerësohet të jetë…

Lajme

12/03/2026 11:15

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se pas pranimit të një informate përmes rrugëve operative, kanë realizuar një kontroll në garazhin e një shtëpie në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, Dogana ka gjetur dhe sekuestruar 44 pako cigare pa banderola që dyshohet të jenë kontrabanduar në territorin e Kosovës.

Vlera e përgjithshme e këtyre cigareve vlerësohet të jetë rreth 15,000 euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten të jenë mbi 30,000 euro.

“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, personi i dyshuar – njëkohësisht pronar i mallit – është intervistuar lidhur me rrethanat e rastit, ndërsa malli i gjetur është konfiskuar. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm, duke bashkëpunuar ngushtë me organet e drejtësisë për trajtimin e rasteve të tilla”, ka njoftuar Dogana. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: