Sekuestrohen 14 motoçikleta nga policia nё Pejё

14 motoçikleta janë sekuestruar dhe 40 gjoba janë shqiptuar nga Policia në Pejë vetëm në ditët e para të zbatimit të planit operativ “Motoçikletat 2025”, që ka nisur më 20 maj dhe po vazhdon në qytetin e Pejës. Kundërvajtjet për të cilat janë ndëshkuar ngasësit përfshijnë: mungesë të lejes për vozitje, mungesë të kategorisë përkatëse,…

Lajme

23/05/2025 11:18

14 motoçikleta janë sekuestruar dhe 40 gjoba janë shqiptuar nga Policia në Pejë vetëm në ditët e para të zbatimit të planit operativ “Motoçikletat 2025”, që ka nisur më 20 maj dhe po vazhdon në qytetin e Pejës.

Kundërvajtjet për të cilat janë ndëshkuar ngasësit përfshijnë: mungesë të lejes për vozitje, mungesë të kategorisë përkatëse, ngasje të mjeteve pa regjistrim dhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

“Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë intensive edhe në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj shkelësve të ligjit. Qëllimi i këtij plani është përmirësimi i sigurisë në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë apel që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e sidomos ngasësit e motoçikletave, të respektojnë rregullat e komunikacionit për të garantuar sigurinë në rrugë”, bëhet e ditur në komunikatën për media.