Sektori i sigurimeve nga humbjet e mëdha del në fitim – qe detajet në gazetën iSIGURIME
Viteve të fundit disa punëtorë në Kosovë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, tha se mungesa e sigurimeve të detyrueshme në vendet e punës në Kosovë është një problem që mund të zgjidhet shumë lehtë, por duhet vendosmëri nga ana e institucioneve të…
Lajme
Viteve të fundit disa punëtorë në Kosovë kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, tha se mungesa e sigurimeve të detyrueshme në vendet e punës në Kosovë është një problem që mund të zgjidhet shumë lehtë, por duhet vendosmëri nga ana e institucioneve të Kosovës.
Mazreku tha se sigurimi i punëtorëve duhet të obligohet me ligj dhe akte tjera. Ai në një intervistë të dhënë në RTK, bëri me dije se më parë ka dorëzuar letra te kryetarët e komunave të Kosovës, që në kuadër të lejes ndërtimore që e lëshojnë për kompanitë e ndërtimit, ato të obligohen edhe të blejnë një policë të sigurimit për punëtorë, që do të ishte një garancion për sigurinë e punëtorëve.
Drejtori Mazreku bëri me dije se është i gatshëm të diskutojë me akterët institucionalë që të gjejnë zgjidhje për punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë që ata të jenë të siguruar.
Sektori sigurimeve nga minus 24,7 milionë euro humbje, në 9.9 milionë euro fitim.
Duke iu referuar të dhënave zyrtare më 2016, sektori i sigurimeve ka mbyllur vitin me 24,7 milionë euro
humbje, derisa në fund të muajit korrik të këtij viti, pra për shtatë muaj, sektori ka gjeneruar një profit neto prej 9,9 milionë euro. Falë ndryshimeve që janë bërë nën aspektin teknik Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për tu bërë pjesë e Byrosë së Kartonit të Gjelbër.
35, 6 milionë euro u paguan dëme vetëm në 6 muajt e fundit
Gjatë periudhës janar-qershor 2023 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit, në emër të shpagimit për palët e dëmtuara, kanë paguar hiç më pak se 35,6 milionë euro, nga 27,8 sa ishte gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.
Krahasuar me përqindje, pagesa e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2023 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rrit për më shume se 28 %.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku në një intervistë për “iSIGURIME” tregon për ndikimin që ka pasur vendosja e stikerave në xhama të automjeteve.
Ai gjithashtu tregon se automjetet e pasiguruara në vend kanë qenë dëmtuesit më të mëdhenj të sektorit të sigurimeve, ku vetëm për 10 vjet janë paguar më shumë se 40 milionë euro për të
kompensuar palët e dëmtuara. Sipas tij, edhe sivjet pagesa e dëmeve për palët e dëmtuara është duke u kryer shpejt.
Drejtori Mazreku thotë se falë punës dhe angazhimit të madh që janë duke bërë institucionet shumë shpejtë në rrugët e Kosovës nuk do të ketë më vetura të paregjistruara.
628.336 polica të shitura për 6 muaj
Gjatë periudhës janar-qershor 2023, kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë shitur 628.336 polica nga 515.328 sa ishin shitur gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak.
Numri i policave të shitura sivjet është 22 % më i lartë se sa gjatë periudhës janar-qershor 2022.
Avokati i popullit aprovon ankesën e Sami Mazrekut, Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndyrshohet
Avokati i Popullit ka aprovuar kërkesën e drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Sami Mazreku, kundër Kuvendit të Kosovës, për ndryshimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.
Deri para kohës kur Mazreku ka bërë ankesën në zyrën e Avokatit të Popullit për të regjistruar veturat e tyre, qytetaret është dashur të paguajnë tatimin në pronë.
Derisa pas ankesës së drejtorit Mazreku kjo praktikë diskriminuese e komunave të Kosovës më nuk aplikohet fare.
BKS mirëpret vendimin që i obligon qytetarët për t’i çregjistrojë veturat e vjetra
Vendimi i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) që i obligon qytetarët që të tregojnë se ku i kanë veturat e paregjistruara, është mirëpritur nga Byroja Kosovare e Regjistrimit (BKS).
Sipas drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, ky vendim mund të mos u pëlqejë qytetarëve por që e pastron bazën e të dhënave të automjeteve të paregjistruara.
Në linkun më poshtë e gjeni numrin e gazetës iSigurime për korrik dhe gusht:
https://bks-ks.org/wp-content/uploads/2023/09/isigurime-korrikgusht.pdf