Sektori i prodhimit të qumështit vazhdon të jetë në krizë

Sektori i prodhimit të qumështit vazhdon të jetë në krizë dhe i dëmtuar nga produktet që importohen nga vendet e ndryshme në Kosovë.

Lajme

28/09/2015 14:43

Kështu u tha në mbledhjen e komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, mbledhje në të cilët ishin të ftuar përfaqësues nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nga Ministria e Bujqësisë dhe përfaqësues të shoqatave të prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit.

Kryetari i këtij komisioni Muhamet Mustafa, gjatë takimit në të cilën u diskutuan çështjet aktuale të pozitës së prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit, tha se për këtë sektor që paraqet rëndësi të veçantë për industrinë e Kosovës, nuk duhet të flitet vetëm dy muaj gjatë verës, e pastaj të heshtet kjo temë. Sipas tij, ky sektor vazhdon të jetë në krizë, për çka duhet angazhimi i të gjithë akterëve për tejkalimin e kësaj situate.

“Në vitet e fundit ne kemi p as një zhvillim edhe të industrisë së qumështit por problemet shihet se janë grumbulluar dhe mund të thuhet se aktualisht ky sektor pak a shumë gjendet në një lloj krize, dhe kjo krizë meriton vëmendjen e të gjithë akterëve në shoqëri për arsye se ky sektor tash edhe pse vlerësimet mund të jenë të ndryshme, në gjithë zinxhirin mund të punësoj 20-30-40 mijë vete, dhe është njëri nga sektorët premtues të industrisë së Kosovës”, tha Mustafa.

Para anëtarëve të komisionit dhe pjesëmarrësve të tjerë u prezantuan dy analiza, ajo lidhur me “ Sfidat dhe problemet e industrisë së qumështit”, e punuar ngaMentor Thaçi profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe analiza “ Tregu i Prodhimeve të Qumështi dhe mundësit për zhvillim të kësaj industrie në Kosovë”, e përgatitur nga Instituti për Politika Zhvillimore, INDEP.

Hartuesi i analizës “ Sfidat dhe problemet e industrisë së qumështit? ?, Mentor Thaçi, listoi disa nga problemet të cilat kanë ndikuar dhe ndikojnë në ngecjen e këtij sektori. Investimet e ulëta, borxhet dhe menaxhimi i dobët ishin disa nga problemet që Thaçi i veçoi.

“Investimet janë në shkallë të ulët, pasi që mungon profitabiliteti apo fitim në fermë, rreziku i investimeve është mjaftë i lartë në krahasim me vendet e tjera, privatizimi i ngadalshëm dhe nuk ka dhënë rezultat aq të mirë. Infrastruktura dhe organizimi i dobët i tregut. Sidomos organizimi i tregut është në nivel mjaftë të ultë. Sa i përket industrisë përpunuese është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovë, pasi që rrit vlerën e produkteve të ndryshime, në këtë rast të qumështit. Edhe pse ekziston një potencial edhe në industrinë përpunuese, problemet me menaxhimin e dobët, problemet me borxhet, problemet me konkurrencën e ashpër nga vendet e rajonit edhe më gjerë, ka ndikuar që ky sektor , dhe industria e qumështit të mos jetë e zhvilluar në nivelin që ne e dëshirojmë”, tha Thaçi.

Ai tha se nga statistikat e nxjerra në Kosovë përafërsisht ka 94 mijë ferma, dhe prej tyre52 për qind janë aktive në prodhimtarin blegtorale,e që sipas tij është shifër mjaftë e lartë. Këto ferma gjatë një viti sjellin të hyra mesatare 270 milionë euro.

Ndërsa, hulumtuesi nga INDEP, Dardan Abazi tha se në Kosovë ka subvencione stabile, dhe kërkoi që të ketë inspektim më të madh të produkteve të importuara në mënyrë që të mos dëmtohen prodhuesit vendor.

Derisa opozita kritikoi qasjen e shtetit për të ndihmuar prodhuesit e qumështit në politikat fiskale, deputetët që përfaqësonin pozitën, thanë se pikërisht shteti me subvencionet e vazhdueshme për këtë degë të re të industrisë kanë ndikuar në rritjen e këtij sektori.

Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit sërish patën ankesat e tyre, duke thënë se nuk kanë hapësirë të mjaftueshme për një treg të barabartë.