Sektori bërthamor i Çernobilit do bëhet zyrtarisht vend turistik

Zona përreth aksidentit bërthamor të Çernobilit do të bëhet vend zyrtar i turizmit me shtigje për ecje, pasi zyrtarët ukrainas po ofrojnë përpjekje për të ndaluar njerëzit të mendojnë negativisht për zonën.

Bota

11/07/2019 13:58

Volodimir Zelensky, presidenti i Ukrainës, bëri të ditur të mërkurën që inauguroi një strukturë gjigante të ndërtuar për të kufizuar mbeturinat radioaktive në reaktorin bërthamor që shpërtheu më 1986-ën, transmeton lajmi.net.

Shpërthimi në reaktorin nr. 4 çoi në rreth katër mijë vdekje të parakohshme, qindra mijëra njerëz u ri-akomoduan dhe qindra miliarda euro dëmtime materiale.

Shpërthimi nxiti rrezatim mbi zonën lokale, duke përfshirë rajonet e afërta të Bjellorusisë dhe pjesët e tjera të Evropës duke emituar më shumë se 400 herë sasinë e rrezatimit në atmosferë sesa bombat atomike në Hiroshimë.

Tani Presidenti Zelensky shpreson të ndryshojë përshtypjet aktuale mbi zonën e përjashtuar, duke thënë se “ka qenë një pjesë negative e markuar në Ukrainë”, duke shtuar se “ka ardhur koha për ta ndryshuar një gjë të tillë”.

Për financimin e strukturës së kontrollit, BERZH menaxhoi një fond me kontribute nga 45 vende, Bashkimi Evropian dhe burimet e veta të bankës. Ukraina kontribuoi 100 milionë euro për strukturën mbrojtëse. /Lajmi.net/