Seksione informuese për grantet e EURED’it
Seksionet informues vije pas lansimit të thirrjes së hapur të Skemës së Granteve për Zhvillimin Ekonomik Rajonal të financuar nga Zyra e BE’së e cila është projektuar për të mbështetur infrastrukturën në shkallë të vogël të biznesit.

Lajme
Agjencia për Zhvillim Rajonal Lindje në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë kanë organizuar sot në Gjilan sesionin informues për Skemën e Katërt të Granteve të programit për Zhvillimi Ekonomik Rajonal të njohur si EURED.
Kështu ka njoftuar Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal, ARDA, përmes një komunikate për shtyp.
Sipas ARDA’s, mbi 70 përfaqësues të organizatave dhe institucioneve patën rastin që të informohen më detajisht lidhur me procedurën e aplikimit për Grantet e programit EURED.
“Ky sesion informues vije pas lansimit të thirrjes së hapur të Skemës së Granteve për Zhvillimin Ekonomik Rajonal të financuar nga Zyra e BE’së e cila është projektuar për të mbështetur infrastrukturën në shkallë të vogël të biznesit dhe krijimin e kushteve për biznes konkurrues në Kosovë”.
“Për më tepër, në sesionin e sotëm informues përfaqësuesi i BE-së, Dardan Sadriu, përmendi objektivat kryesore të Skemës së Katërt të Granteve të EURED-it e të cilat janë: Konsolidimi i rajoneve ekonomike të Kosovës dhe krijimi i kuadrove për zhvillim rajonal i cili do të jetë në përputhje me praktikat më të mira të BE si dhe mbështetja për rigjenerimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik”.
Drejtori Ezekutiv i Asociacionit të Agjencisë Rajonale Lindje, Almir Hyseni, u bëri thirrje aplikantëve potencialë që të jenë të lirë dhe të kërkojnë ndihmën e Agjencisë gjatë tërë fazës së aplikimit për këto Grante.
Sesionet informuese lidhur me Grantet e programit për Zhvillimi Ekonomik Rajonal – EURED do të mbahen gjatë javës edhe në rajonet e tjera të Kosovës.