Seksi është i mirë dhe i shëndetshëm përkundër frikës së koronavirusit

Njerëzit po nxiten të bëjnë marrëdhënie seksuale sepse është "e shëndetshme", megjithë masat e rrepta të distancimit nga koronavirusi.

Lifestyle

24/04/2020 15:51

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Shëndetësor danez, Soren Brostrom, tha që rreziqet që lidhen me seksin janë të parëndësishme dhe nënkupton se përfitimet tejkalojnë të metat, transmeton lajmi.net.

Ai tha se qasja e Autoritetit Shëndetësor ndaj distancimit shoqëror nuk përfshin seksin nëse pjesëmarrësit janë në një marrëdhënie të qëndrueshme ose rastësore.

Koronavirusi hyn në traktin e frymëmarrjes nga thithja e pikave të prodhuara nga kollitja, teshtitja ose frymëmarrja dhe nuk përhapet përmes spermës ose lëngut vaginal.

Z. Brostrom nuk mund të përjashtonte që afërsia fizike përfshin qartë një rrezik të thithjes së virusit. /Lajmi.net/