Sekreti i Bayern Munichut

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se sekreti i suksesit të Bayern Munichut është puna e madhe, pasi u afruan në një hap larg nga titulli i kampionit në Bundesligë, me fitoren 2:0 në udhëtim te Mainz. Golat nga Bastian Schweinsteiger dhe Mario Gotze siguruan fitoren e 18’të të njëpasnjëshme të gjigantit bavarez, por fitoret e…

Sport

22/03/2014 21:10

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se sekreti i suksesit të Bayern Munichut është puna e madhe, pasi u afruan në një hap larg nga titulli i kampionit në Bundesligë, me fitoren 2:0 në udhëtim te Mainz.

Golat nga Bastian Schweinsteiger dhe Mario Gotze siguruan fitoren e 18’të të njëpasnjëshme të gjigantit bavarez, por fitoret e Borussia Dortmundit dhe Schalkes nënkuptojnë se ekipi i Guardiolës duhet të pres për të festuar titullin e 24’të në Gjermani.

Mirëpo, Bayern do të mbrojë titullin nëse fiton në udhëtim te Hertha Berlin të martën. Guardiola lavdëroi futbollistët e tij që mposhtën një skuadër të cilën ai e përshkroi si kundërshtarin më të vështirë këtë sezon.

“Jemi takuar me një kundërshtar shumë të mirë, dhe fituam. Ne e vazhduam rekordin në 18 ndeshje me radhë. Ky është rezultat që kërkon punë të madhe”, deklaroi Guardiola për uebfaqen zyrtarë të Bayernit.

“Jam i kënaqur që fituam kundër një skuadre shumë të vështirë. Tani na nevojitet vetëm edhe një fitore. Është në duart tona. Ne mund të shpallemi kampion në kryeqytet të martën”, u shpreh ai.