Sekretet e Ronaldos
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë. Por, çka e bënë atë kaq të përkryer? Disa prej detajeve i ka zbuluar shkrimtari italian, Luca Caioli, autor i një libri për reprezentuesin portugez.
Sport
Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë. Ylli i Real Madridit e fitoi Topin e Artë në janar, ndërsa e përforcoi statusin e tij me paraqitje fantastike gjatë këtij sezoni.
Ku qëndron sekreti i suksesit të tij?
Përgjigjen në këtë pyetje, së paku në disa gjëra, e ka dhënë autori i librit ‘Ronaldo: I përkushtuar ndaj të përkryerës’, Luca Caioli, i cili shkroi edhe biografinë e rivalit të tij, sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.
“Cristiano stërvitet pesë herë në ditë, ndërsa është i lirë vetëm një ditë para ndeshjes. Më së tepërmi punon në ushtrime të shpejtësisë, eksplozivitetit, fuqisë dhe qëndrueshmërisë”, u shpreh Caioli.
Ai shtoi se një faktor i rëndësishëm është dëshira e Ronaldos që çdo ditë të jetë gjithnjë e më i mirë, derisa të bind veten se është vërtetë më i miri.
“Një element i rëndësishëm në përgatitjet e tij është edhe ushqimi. Atij më së tepërmi i pëlqen një molet tradicional i Portugalisë, por në menynë e tij, pjesë e pandashme është peshku”, njoftoi shkrimtari italian.