Sekretari i Shtetit të Vatikanit sot në Kosovë
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, sot do të vizitojë Kosovën për herë të parë.

Lajme
Kjo u bë e ditur në komunikatën e dërguar nga Ipeshkvia e Kosovës.
Kardinali Pietro Parolin do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë, ku do të ketë takime edhe me zyrtarët e institucioneve shtetërore.
Sipas Ipeshkvisë së Kosovës, ai do të ketë pritje në Prishtinë dhe Prizren, ku edhe do të mbahen mesha për nder të tij.
Këtu më poshtë keni programin e vizitë së Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Pietro Parolin:
9 qershor
11:00 – Mesha e Shenjtë dhe krezmimi në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë
12:30 – Pritja solemne në nder të Kardinalit në Qendrën “BogdaniPolis”, në përdhesen e Katedrales
18:00 – Mesha e Shenjtë dhe rishugurimi i Katedrales Zoja Ndihmëtare në Prizren.
10 qershor
09:00 – 10:30 – Takimi me autoritetet
11:00 – Takimi me klerin dioqezan, rregulltarët dhe rregulltaret, katekistët dhe bashkëpunëtoret laikë në Qendrën “BogdaniPolis”