Sekretari i IFJ-së: Qëndrojmë fortë me AGK-në, kryeministri Kurti urgjentisht të veprojë për t’ia siguruar RTK-së buxhetin

Sekretari i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger, ka thënë se është e papranueshme që 700 punëtorë të RTK-së kanë kaluar dy muaj pa paga. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të veprojë urgjentisht për të siguruar buxhetin për RTK-në. “Ne qëndrojmë fort me kolegët tanë të RTK-së, Asociacionin e…

Lajme

26/11/2025 16:51

Sekretari i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Anthony Bellanger, ka thënë se është e papranueshme që 700 punëtorë të RTK-së kanë kaluar dy muaj pa paga.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të veprojë urgjentisht për të siguruar buxhetin për RTK-në.

“Ne qëndrojmë fort me kolegët tanë të RTK-së, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, dhe grevën e tyre të drejtë”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i #IFJ-së, Anthony Bellanger.”, thuhet në reagim.

“ Qeveria duhet të lirojë menjëherë fondet që i detyrohen transmetuesit publik të Kosovës në mënyrë që pagat të mund të paguhen dhe RTK të mund të vazhdojë të funksionojë.”, përfundon reagimi.