Sekretari Blinken: Uashingtoni sheh potencial për përshkallëzim të luftës në Lindjen e Mesme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se Washingtoni sheh potencial për përshkallëzim në luftën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme për shkak të veprimeve të Iranit dhe përfaqësuesve të tij në rajon. Reuters raporton se Blinken i tha NBC News se SHBA-ja nuk po kërkon përshkallëzim dhe se shpreson se më shumë pengje…
Bota
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha sot se Washingtoni sheh potencial për përshkallëzim në luftën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme për shkak të veprimeve të Iranit dhe përfaqësuesve të tij në rajon.
Reuters raporton se Blinken i tha NBC News se SHBA-ja nuk po kërkon përshkallëzim dhe se shpreson se më shumë pengje do të lirohen nga Hamasi.
Më herët gjatë ditës së sotme, Izraeli tha se kishte shkëmbyer zjarr mbi kufirin e vijës blu me Libanin dhe se planifikon t’i evakuojë 14 komunitete të tjera në Izraelin verior.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e paralajmëroi Hezbollahun të zmbrapset nga hapja e një fronti të dytë lufte me Izraelin, duke thënë se kjo do të sillte kundërsulme izraelite të përmasave “të paimagjinueshme” që do të shkaktonin “shkatërrim” në Liban.
Reuters raporton se ai gjithashtu tha se “nuk mund t’ju them tani nëse Hezbollahu do të vendosë të hyjë plotësisht në luftë”.