Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio uron besimtarët për fillimin e Ramazanit
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar besimtarët e besimit islam për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Rubio ka shprehur urime për komunitetet myslimane në SHBA dhe në gjithë botën, transmeton lajmi.net. “Kjo është kohë e ripërtrirjes, shërbimit dhe bujarisë në besimin mysliman. Është gjithashtu kohë kur komunitetet mblidhen së bashku për…

Lajme
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka uruar besimtarët e besimit islam për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Rubio ka shprehur urime për komunitetet myslimane në SHBA dhe në gjithë botën, transmeton lajmi.net.
“Kjo është kohë e ripërtrirjes, shërbimit dhe bujarisë në besimin mysliman. Është gjithashtu kohë kur komunitetet mblidhen së bashku për të festuar iftarin në frymë farefisnore dhe paqeje”, ka uruar Rubio.