“Sekiraqa vs Capat”-Konflikti që përfundoi me vrasje e plagosje, policia arreston edhe një person të dyshimtë
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se sot është realizuar një urdhër-kontroll në një lokacion në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Kontrolli në këtë rast është kryer në kuadër të hetimeve që lidhen me vrasjen në Aktash, më 2 shtator 2024. “Kontrolli është kryer në kuadër të hetimeve…

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se sot është realizuar një urdhër-kontroll në një lokacion në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Kontrolli në këtë rast është kryer në kuadër të hetimeve që lidhen me vrasjen në Aktash, më 2 shtator 2024.
“Kontrolli është kryer në kuadër të hetimeve që lidhen me rastin e ndodhur me 01 Shtator 2024, në lagjen ‘’Aktash’’ në Prishtinë, ku si pasojë e një incidenti të armatosur kishte mbetur i vrarë një person”.
Gjatë bastisjes, është arrestuar një person për veprën penale Vrasjes së rëndë në tentativë sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së.
“Poashtu, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale”,thuhet në njoftim.
Nga Prokuroria u tha se hetimet janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Ndryshe familjet Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt që një kohë, e që mosmarrëveshjet i kishin vazhduar edhe më 1 shtator 2014, natë kjo e cila përfundoi tragjikisht. Një konflikt me armë mes tyre në lagjen Aktash në Prishtinë la të vdekur një person dhe pesë të tjerë u plagosën./Lajmi.net/