Sejdiu: Uran Ismaili ka dinamikë të madhe në punë, fushata e tij nis shumë para të tjerëve

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka vlerësuar punën dhe fushatën e kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu tha se Ismaili ka nisur aktivitetin politik shumë më herët se rivalët e tij. “Urani po flet për një koncept që është ‘hands-on’, është në punë, dhe unë mendoj…

Lajme

01/10/2025 23:55

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka vlerësuar punën dhe fushatën e kandidatit të PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Sejdiu tha se Ismaili ka nisur aktivitetin politik shumë më herët se rivalët e tij.

“Urani po flet për një koncept që është ‘hands-on’, është në punë, dhe unë mendoj se ka një dinamikë të madhe në punë”.

E kemi parë këtë në Ministrinë e Shëndetësisë, e kemi parë edhe në fushatën e vitit 2021 dhe tani po e shohim edhe në 2025.

Është një dinamikë jashtëzakonshme e punës.

Fushatat e tij kanë filluar shumë para tjerëve dhe trajtojnë tema konkrete, dinamike dhe jashtëzakonisht të rëndësishme”, tha Sejdiu.