Sejdiu: Shtatorja e Rugovës të shërbejë si kujtesë e përhershme për testamentin e tij politik e kombëtar

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka marrë pjesë në ceremoninë e  zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë. Ai nga atje është shprehur se kjo shtatore duhet të shërbejë si kujtesë e përhershme për testamentin e tij politik dhe kombëtar. “Sot me praninë fizike dhe me këtë vepër arti dhe në këtë shesh, presidenti…

Lajme

07/09/2024 14:02

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka marrë pjesë në ceremoninë e  zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës në Podujevë.

Ai nga atje është shprehur se kjo shtatore duhet të shërbejë si kujtesë e përhershme për testamentin e tij politik dhe kombëtar.

“Sot me praninë fizike dhe me këtë vepër arti dhe në këtë shesh, presidenti Rugova po bëhet edhe simbolikisht qytetar i përhershëm i Besianës”.

“Të dashur llapjanë, le të na shërbejë kjo shtatore e presidentit Rugova si kujtesë e përhershme për testamentin e tij politik dhe kombëtar, për të cilin nuk pushoi kurrë së punuari “një Kosovë e pavarur dhe demokratike, e inkuadruar në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euroatlantike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Le të na shërbejë gjithmonë si kujtesë për vizionin udhërrëfyes që identifikohet me emrin e tij “miqësi e përhershme me shoqëritë demokratike, miqësi e paqe me të gjithë fqinjtë, si të lirë dhe të barabartë, secili në shtëpinë e vet”, është shprehur Sejdiu.