Sejdiu: Politika po e çon ekonominë drejt humnerës, 143 mijë punëtorë në rrezik nga rritja e çmimit të rrymë

Njohësi i zhvillimeve politike dhe aspekteve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka shkruar sot për atë që po ndodh me bizneset kosovare dhe tregun e hapur të energjisë elektrike prej ku janë të detyruara tashmë të blejnë energji me çmim shumë më të shtrenjtë. Sejdiu thotë se politika po e çon ekonominë drejt humnerës, me buzëqeshje dhe…

Lajme

31/05/2025 12:23

Njohësi i zhvillimeve politike dhe aspekteve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka shkruar sot për atë që po ndodh me bizneset kosovare dhe tregun e hapur të energjisë elektrike prej ku janë të detyruara tashmë të blejnë energji me çmim shumë më të shtrenjtë.

Sejdiu thotë se politika po e çon ekonominë drejt humnerës, me buzëqeshje dhe fjalë të bukura.

Ai në profilin e tij në ‘facebook’ ka thënë se 1 mijë e 300 kompani që përbëjnë gjysmën e ekonomisë së Kosovës janë në protestë dhe se 143 mijë punëtorë janë në rrezik. Sejdiu ka përmendur kontributin milionësh që bizneset japin për buxhetin e shtetit, por thotë se këto do të mund t’i paguajnë “edhe naj ditë”

“Në një situatë të rënduar nga inflacioni, një rritje e tillë e çmimit të energjisë është thjesht përshpejtim i krizës. Si me i dhënë gaz veturës kur po shkon drejt murit.”, ka shkruar Sejdiu.

Në postimin e tij, ai ka treguar se sa më pak paguajnë bizneset e vendeve në rajon. Bizneset në Bullgari paguajnë 90 euro për Megavat, në Serbi 100 deri në 120 euro, në Turqi 80 euro, ndërsa Kosova 250 euro.

“Kjo nuk është konkurrencë, është dorëzim”, ka shkruar Sejdiu.

Postimi i plotë:

Të shtunën në mëngjes, shumica kqyrim me gjetë pak qetësi e ndoshta ku me pi edhe naj kafe.

Po derisa po kërkojm pak qetësi, politika po e çon ekonominë drejt humnerës, me buzëqeshje dhe fjalë të bukura.

E tash, 250 euro/MËh nuk është thjesht një çmim, është diagnozë!

Për 26 vjet, Kosova ka operu pa një model zhvillimor të mirëfilltë. Ka jetu me idenë se tregu i lirë rregullon gjithçka vetë. Se shteti duhet me u tërheq. Se industria vendore ia del vetë me u zhvillu. Sot, e vërteta po troket: ky “treg i lirë” qe 26 vjet i ka lanë prodhuesit dhe ekonominë tonë “cullak” para krizave e monopolove të privatizuara publike, pa asnjë mjet e qeveri për t’i mbrojtur.

1300 kompani që janë gati gjysa e ekonomisë tonë, janë në protestë.

143 mijë punëtorë janë në rrezik.

4.5 milionë euro tatime në ditë, apo mbi 1.6 miliardë euro në vit, i paguajnë këto biznese, burim i drejtpërdrejtë për buxhetin. Edhe naj ditë!

Në një situatë të rënduar nga inflacioni, një rritje e tillë e çmimit të energjisë është thjesht përshpejtim i krizës. Si me i dhënë gaz veturës kur po shkon drejt murit.

Ndërkohë, ja çka paguajnë prodhuesit në vendet afër:

Bulgaria: ~90 €/MËh

Serbia: ~100–120 €/MËh

Turqia: ~80 €/MËh

Kosova: 250 €/MËh

Kjo nuk është konkurrencë, është dorëzim.

Ekonomisti Ha-Joon Chang e ka përshkru këtë situatë me një metaforë të thjeshtë: nuk e fut një fëmijë në ring me një boksier profesionist dhe e quan garë të ndershme. Pa mbrojtje për prodhuesit dhe industrinë tonë të brishtë, ne s’kemi as zhvillim, as mirëqenie e as drejtësi ekonomike.

Nëse vazhdojmë kështu, nuk është çështje nëse por kur do të mbyllen fabrikat e njerëzit të jesin pa punë.

Por ka rrugë tjetër.

Një model i ri zhvillimor, një rrugë tjetër përpara, i bazuar në mbështetje për indstri dhe prodhuesit vendor, në politika ekonomike e industriale aktive, dhe në një tranzicion të gjelbër që nuk e sheh mjedisin, zhvillimin dhe industrinë si kundërshtare të njëra tjetrës.

Ky është çelësi për me ndërtu një ekonomi që i qëndron kohës, një ekonomi e përgatitur për të ardhmen – future-proof.

Ekonomi që jo vetëm që mbijeton, por zhvillohet. Jo vetëm importon, por prodhon. Jo vetëm reagon, por ecën para me vizion.