Sejdiu: Paga minimale nuk është pagë, por është ndihmë
Alush Sejdiu nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka thënë se paga minimale duhet të rritet në Kosovë.
Lajme
Ai ka folur të martën në “55 minuta” në RTK 3.
“Kjo pagë minimale nuk është e pranueshme. Ne nuk jemi pajtuar dhe është e diskriminuese. Ne nuk mund të krijojmë raste sociale edhe tek të punësuarit. Paga minimale nuk është pagë, por është ndihmë”, ka thënë ai.
Mentor Tershnjaku nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale ka thënë se po punohet për rritjen e pagës minimale.
“Ne kemi pasur një afri me të gjithë partnerët dhe shpresojmë që kjo do të ndodhë dhe besojmë që do të rritet dhe duhet të rritet. Ministria e Financave do ta ruajë stabilitetin fiscal në vend. Ne këtë vit do të bëjmë testin/analizën e shportës për kokë banori. Kjo do të na ndihmojë që të përcaktojmë pagën minimale”, ka thënë ai.